Në Shqipëri, "hackerat" janë shfaqur në më shumë se një dekadë, ndërsa së fundmi, shumë të rinj, sulmin ndaj rrjeteve kompjuterike apo futjen në të dhënat personale të personave dhe kompanive e kryejnë sa përzbavitje, aq edhe për të përfituar materialisht.
Pas një operacioni të koduar AHG, uniformat blu të kryeqytetit kanë mundur të arrestojnë 18-vjeçarin Jurgen Masati, i cili sipas policisë, është anëtar i grupit "Albania Hacker Group" dhe njihet me emrin e koduar "Zero Wizard".
Sipas bluve të kryeqytetit, "Albania Hacker Group" dyshohet se kanë kryer sulmin kibernetik kundër serverave të grupit mediatik "Top Media" (Televizioni Top-Channal, Digitalb, ABC- Neës etj), si dhe sulmin kibernetik të një numri të konsiderueshem të faqeve të ministrive, shkollave, portaleve dhe faqeve të shteteve të tjera si Serbi e Greqi.
-VIDEO-
++CyberNewsAL++
0 Komente:
Post a Comment
=> CyberNews AL <=